Komunave iu morën mbi 126 milionë euro nga vendimet gjyqësore
Gjatë vitit 2025, komunat e Republikës së Kosovës janë përballur me një barrë të rëndë financiare si pasojë e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të zbatuara përmes proceseve përmbarimore.
Si rezultat, nga buxhetet komunale janë ekzekutuar mbi 126 milionë euro, prej të cilave mbi 88.5 milionë euro janë marrë drejtpërdrejt nga shpenzimet kapitale, duke dëmtuar seriozisht mundësinë e komunave për të realizuar projekte zhvillimore.
Komunikata e plotë:
Gjatë vitit 2025, komunat e Republikës së Kosovës janë përballur me një barrë tejet të rëndë financiare si rezultat i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të zbatuara përmes proceseve përmbarimore, përmes të cilave nga buxhetet komunale janë ekzekutuar mbi 126 milionë euro. Nga kjo shumë Mbi 88.5 milionë euro janë marrë drejtpërdrejt nga shpenzimet kapitale, Në këtë barrë financiare ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme edhe zbatimi i Kontratës Kolektive për Arsimin, e cila, ndonëse e nënshkruar në nivel qendror, po zbatohet financiarisht nga komunat. Pasojat e këtyre proceseve përmbarimore dhe të kontratës kolektive do të vazhdojnë të reflektohen edhe kët vit. Për këtë arsye, kërkohet urgjentisht një zgjidhje institucionale nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfshirë:
• adresimin e pasojave financiare të proceseve përmbarimore;
• gjetjen e një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e kontratave kolektive;
• mbrojtjen e buxheteve kapitale të komunave nga ekzekutimet e mëtejme. Pa një ndërhyrje të shpejtë dhe të koordinuar, komunat do të vazhdojnë të humbasin kapacitetin për të investuar në zhvillim lokal, me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët



