Komunistët rusë e quajnë ‘të gërditshëm’ dhe kërkojnë ndalimin e serialit më të vlerësuar të të gjitha kohërave
Një parti politike marksist-leniniste ka bërë thirrje që të ndalohet miniseriali televiziv Chernobyl në Rusi, duke e quajtur atë “të gërditshëm”.
Në një deklaratë, anëtari i partisë Sergey Malinkovich foli për qëllimet e partisë që të lobonte te rregullatori televiziv Roskomnadzor për mënyrën se si seriali e paraqet Rusinë, përkthen Periskopi nga The Independent.
Partia do të kërkojë që rregullatori të bllokojë qasjen, duke shtuar se seriali “e kthen tragjedinë në një objekt të manipulimit ideologjik duke e demonizuar regjimin sovjetik dhe banorët sovjetikë”.
Maksist-leninistët po ashtu ka bërë thirrje që të paditet për shpifje shkrimtari i Chernobylit, bashkë me regjisorin dhe producentët.
Megjithatë, Malinkoviqi e ka pranuar se seriali e paraqet në mënyrë korrekte momentet kyçe në katastrofën nukleare.
Ky reagim vjen pas njoftimit të versionit rus të serialit që tashmë është porositur, pjesërisht i financuar nga ministria e kulturës.
Ky serial deri më tash ka marrë vlerësimet më të larta nga kritikët e këtij zhanri. /Periskopi



