Konfirmohet largimi i Lewandowskit nga Bayerni
Robert Lewandowski është në kërkim të një aventure të re
Sulmuesi polak ka shënuar 151 gola në 195 paraqitje me Bayernin dhe ka fituar katër herë Bundesliga që nga ardhja e tij nga Dortmund në vitin 2014, shkruan Periskopi.
Sipas gazetës gjermane Bild, Lewandowski nuk dëshiron të luajë më në Gjermani pasi objektivi i tij është të provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.
“Robert e ndjen se është koha për të ndërruar klubin,” ka thënë Pini Zahavi.
“Drejtorët sportiv të Bayernit janë të informuar se ai do të largohet,”.
Klubet e interesuara për polakun janë Real Madrid dhe Chelsea. /Periskopi/



