Konfirmohet mungesa e madhe e Juventusit për ndeshjen e dytë me Realin
Andrea Barzagli nuk do të mund ta ndihmojë Juventusin në ndeshjen e kthimit që italianët do ta luajnë kundër Real Madridit
Real Madrid e pret në ‘Santiago Bernabeu’ Juventusin për ta zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të çerek-finaleve të Champions League, transmeton Periskopi.
Tashmë është bërë e ditur lista e futbollistëve që do të jenë pjesë e këtij takimi, derisa emri i Andrea Barzaglit nuk figuron askund.
Mbrojtësi italian nuk ka stërvitur me skuadrën këtë mëngjes shkaku i një lëndimi, ndërsa më poshtë mund ta shihni listën e lojtarëve të Juventusit për ndeshjen ndaj Realit.
Buffon, Szczesny, Pinsoglio, De Sciglio, Lichtsteiner, Rugani, Benatia, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Cuadrado, Higuain, Douglas Costa, Mandzukic. /Periskopi/



