Konfirmohet mungesa tjetër e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet mungesa tjetër e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Pas Giorgio Chiellinit mungesa e radhës e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit është Alex Sandro

Juventui vazhdon të merr lajme jo të mira për sfidën kundër Realit në Champions League, shkruan Periskopi.

Alex Sandro ka pësuar një lëndim me Kombëtaren e Brazilit dhe është rikthyer në Torino për të vazhduar tretmanin te klubi italian.

“Sandro ka pësuar një lëndim muskular dhe nga sot do të vazhdoj rikuperimin me fizioterapeutët e klubit,” thuhet në njoftimin e ‘Zonjës së Vjetër’. /Periskopi/

Shpërndaje në: