Konfirmohet: Rimeçi mes Furyt dhe Wilder nuk është zyrtarizuar

Konfirmohet: Rimeçi mes Furyt dhe Wilder nuk është zyrtarizuar

Rimeçi mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder nuk do të ndodh njëherë për njeherë, ka konfirmuar WBC. 

Këshilli Botëror i Boksit (WBC) e bëri të ditur këtë lajm nëpërmjet një njoftimi në Twitter.

Më tej, WBC ka shkruar se Wilder dëshiron rimeçin, por Fury do të ndeshet fillimisht me një tjetër boksier e më pas do të mendohet për rimeçin me të, përcjell Periskopi.

Në muajin dhjetor dyshja pas një super meçi që zgjati 12 raunde, përfundoi me barazim. Flitej se rimeçi do të ndodhte shumë shpejt, por kontrata e re e boksierit britanik me ESPN nuk e lejon që kjo gjë të ndodh.

Ai ka nënshkruar kontratë prej 80 milionë euro me gjigantin televiziv ESPN, e cila do të transmetojë pesë ndeshjet e ardhshme të tij në Amerikë.

Wilder dëshiron që ndeshja të zhvillohet në Britani, prandaj dhe nuk është arritur akordi me palëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: