Konfirmohet romanca e Kerem me super yllin e njohur
Pas shumë muajsh spekulimesh, aktori turk i njohur, Kerem Bürsin, ka vendosur të konfirmojë publikisht lidhjen e tij të re. Partnerja e tij është Selin Yağcıoğlu, influencuese dhe krijuese përmbajtjeje në rrjete sociale.
Fansat kishin dyshuar për një romancë mes tyre për javë me radhë, duke i parë shpesh në të njëjtat vende, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë ndonjë koment apo nuk kishte publikuar foto që të tregonte lidhjen.
Situata ndryshoi gjatë ditëlindjes së Selin Yağcıoğlu, kur ajo festoi 35-vjetorin e saj me një udhëtim romantik në Kapadokia, larg zhurmës së Stambollit. Kerem Bürsin iu bashkua asaj, duke i dhënë kështu formë zyrtare miqësisë së tyre të ngushtë.

Screenshot

Selin ndau disa foto nga festa, ndërsa Kerem reagoi me një “like” dhe një emoji torte – gjesti i parë publik që tregonte qartë lidhjen e tyre. Reagimet në rrjetet sociale ishin të menjëhershme dhe pozitive, me fansat që e vlerësuan mënyrën e tyre diskrete për të mbajtur gjithçka larg mediave dhe dramave.

Megjithatë, lidhja ka një detaj interesant: një mike e ngushtë e Selin, Mehtap Algül, ka qenë më parë në një marrëdhënie me vetë Kerem Bürsin. Pyetjet dhe thashethemet nuk vonuan të shfaqeshin, por Mehtap reagoi qetësisht, duke thënë se nuk është xheloze dhe i uron çiftit lumturi. Qëndrimi i saj i matur ndali çdo spekulim të mëtejshëm, raporton indeksonline, transmeton Periskopi.

Screenshot
Sot, Kerem Bürsin vazhdon të jetë një nga yjet më të ndjekur në Turqi, ndërsa Selin Yağcıoğlu ka një audiencë të madhe online.
Çifti tashmë është kthyer në një nga temat më të komentuar të vitit, ndërsa udhëtimi në Kapadokia shërbeu si mënyra e tyre delikate për t’i thënë botës: “Po, jemi bashkë.” Fansat tashmë presin me padurim momentet e tjera të këtij fillimi romancë të veçantë./Periskopi



