Konfirmohet: Sadiku-Inter

Konfirmohet: Sadiku-Inter

Madje, anëtari i Luganos në Zvicër thotë se ka qenë tifoz i ‘zikaltërve’ që prej kohës kur ishte fëmijë.

Prandaj, ai dëshiron që një ditë të luajë për këtë skuadër.

“Do kisha dëshirë të luaja me një ekip të madh. Që kur kam qenë i vogël kam bërë tifo për Interin, në atë kohë luante “Fenomeni” Ronaldo dhe prandaj një ditë ëndërroj të jem sulmues i Interit. Nuk e di sa kjo ëndërr do të më realizohet, megjithatë edhe nëse luaj në një skuadër në Gjermani ose në Premier League, do të ishte perfekte për mua”, ka thënë Sadiku. /Periskopi.com

Shpërndaje në: