Konfirmohet: Suarez humbet fillimin e sezonit me Barcelonën
Denis Suarez do të mungojë për të paktën tri javë pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Tottenhamit në kuadër të International Champions Cup
Barcelona do të jetë pa mesfushorin e sja në fillim të sezonit me klubin që ka konfirmuar se Suarez do të mungojë deri në tri javë shkaku i lëndimit, transmeton Periskopi.
Barça ndeshjen e parë në La Liga do ta luajë më 19 gusht kundër Alavesit dhe nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Suarezit.
“Është konfirmuar se Denis Suarez ka tërhequr muskulin e këmbës së majtë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për tri javë,” thuhet në njoftimin e klubit të Barcelonës. /Periskopi/




