Konfirmohet: A do të largohet Morata nga Real Madridi?
Spanjolli thotë se do të luftojë bashkë me skuadrën e Real Madridit deri në vdekje.
“Pa marrë parasysh çfarë thonë, Hala Madrid gjithmonë. Ky është Madridi dhe ne luftojmë deri në vdekje”, shkroi Morata në Instagram.
Kohëve të fundit nëpër mediat europiane kanë qarkulluar shumë spekulime që e lidhnin sulmuesin me një largim nga Los Blancos, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt. /Periskopi.com



