Konfirmohet: UEFA do ta ndihmojë Kosovën për të gjetur kundërshtarë
UEFA ka dhënë përgjigje për pyetjen e gazetarit Arlind Sadiku rreth zhvillimit të miqësoreve të kombëtares së Kosovës.
Shorti i Evropianit 2020 vuri përballë ‘Dardanëve’ edhe Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Republikën Çeke.
Grupet me nga pesë ekipe do kenë mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve miqësore gjatë takimeve ndërkombëtare, përcjell Periskopi.
Dhe Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të gjetjes së një kundërshtari, teksa UEFA ka konfirmuar se do ta kenë edhe ndihmën e tyre sa i përket këtij aspekti. /Periskopi




