Konfirmohet: Zeneli si ‘rrufeja’, zgjedhet lojtari i tretë më i shpejtë në Ligën e Kombeve
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll së fundi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.
Në kuadër të Ligës së Kombëve, në fazën e grupeve Kosova përfundoi si fituese e grupit 3 të Ligës D, shkruan gazetametro.net.
Një meritë të madhe për suksesin e Kosovës, e ka padyshim lojtari Arber Zeneli.
Ne ndeshjen e fundit kundër Azerbajxhanit, Zeneli shënoi tre gola fantastik, por jo vetëm kaq.

Ndihmës trajneri i Kosovës, Thomas Richards ka konfirmuar se Zeneli ka vrapuar rreth 38.9 km/h
‘Ne e dimë se çfarë kapaciteti kanë lojtarët. U kemi vendosur GBS në fanellat e tyre dhe jemi të informuar për shumë të dhëna’, ka thënë Richards.
‘Arbër Zeneli ka bërë një ndër vrapimet më të shpejta në garën e Ligës së Kampioneve. Ai ka arritur shpejtësinë prej 38.9 km/h. Vetëm Kylian Mbappe i Francës dhe Leroy Sane i Gjermanisë ishin më të shpejtë se ai’, ka shtuar turje Richards në emisionin 2me1.
Kutjojmë që Kombëtarja e Kosovës një lajm të jashtëzakonshëm e mori edhe dje. Ajo është renditur në pozitën e 84’të në ‘World Football Elo Ratings’, duke u ngritur kështu 33 pozita më lartë se vitin e kaluar.
Kosova ka siguruar fazën e play-offit të Ligës së Kombeve ku do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale.



