Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka bërë homazhe në Neë York në nderim të Kongresistit Eliot Engel si dhe ka shprehur ngushëllimet në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.
Konjufca ka shkruar në Facebook se Engel ishte mik i shtetit të Kosovës dhe përkrahës i madh për liri e pavarësi.
“Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi. Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.



