Kurti ia lë në dorë ‘pataten e nxehtë’ Konjufcës: Kryediplomati tash e tutje do të merret me Zajednicën

Kurti ia lë në dorë ‘pataten e nxehtë’ Konjufcës: Kryediplomati tash e tutje do të merret me Zajednicën

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka ‘marr në dorë’ procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Periskopi.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që Konjufca pati me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Gjatë takimit,  Konjufca e informoi Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Shpërndaje në: