Kontrata e re për Messi, flet argjentinasi (Foto)
Bisedimet për vazhdimin e kontratës së Leo Messit duket se kanë ardhur në një përfundim pozitiv, nëse mund t’iu besojmë raporteve nga Spanja.
Raportet këtë mëngjes sygjerojnë se Messi është pajtuar për një marrëveshje të re që zgjat deri në vitin 2021 ose 2022, transmeton Periskopi.

“Është diçka që kam dashur gjithmonë. Do të doja që ta përfundoj karrierën tek Barcelona”, tha Messi për Tencent Sports.
Messi iu bashkua Barcelonës kur ishte vetëm 13 vjeç. /Periskopi



