‘Kopja’ e Lionel Messit shoqërohet nga Policia (Foto)

‘Kopja’ e Lionel Messit shoqërohet nga Policia (Foto)

Një student iranian është shoqëruar nga policia në komisariat gjatë fundjavës, sepse ishte shumë i ngjashëm me Lionel Messi.

Shumë njerëz në qytetin e Hamaden donin një fotografi me Reza Parastesh dhe kjo e detyroi policinë ta shoqëronte në komisariat, bashkë me makinën e tij, për të shmangur kaosin.

25-vjeçari nisi të mbajë modelin e flokëve dhe mjekrën si argjentinasi, duke pasur një ngjashmëri shumë të madhe.

“Njerëzit më shohin si Messi i Iranit dhe duan të bëj të njëjtën mimikë fytyre si ai dhe befasohen kur ia dalë. Në fakt imitimit i Leos më jep shumë energji dhe më pëlqen. Kam filluar të bëj disa lojëra me topin për t’i ngjasuar më shumë, por këtu e kam të vështirë ta imitoj” ka thënë Parastesh në një intervistë për AFP.

Shpërndaje në: