Kopjoi festimin e Messit, por Ronaldo mbeti prapa
Pamja definuese e “Clasicos” së kaluar në ligë e luajtur në prill të vitit të kaluar ishte Lionel Messi duke hequr fanellën e tij dhe duke ua treguar pjesën e pasme të fanellës tifozëve të Real Madridit, pasi shënoi golin e fitores në triumfin 3:2 të Barceonës në udhëtim ndaj skuadrës madrilene.
Goli, që ishte i 500-i për argjentinasin me klub, doli të mos ketë vlerë në luftën e Barcelonës në titull në La Liga, pasi skuadra madrilene e fitoi La Ligan për herë të parë pas pesë vitesh, por pati ndikim të madh këtë stinor, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Cristiano Ronaldo, i përfshirë në betejë të imponuar për çmimin e futbollistit më të mirë në botë, përsëriti festimin e Messit katër muaj më vonë kur shënoi për Real Madridin kundër Barcelonës në “Camp Nou” në Superkupën e Spanjës, por veprimet e tij patën pasoja të pamenduara.
Ronaldo u ndëshkua me karton të verdhë për heqje të fanellës për të festuar golin në fitoren 3:1 të Realit, ndërsa dy minuta më vonë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për simulim.
Por pas atij festimi Ronaldo nuk gjeti formën më të mirë në LaLiga. Portugezi shënoi vetëm katër herë, ndersa Messi dhjetë herë më shumë. Reali ndodhet 11 pikë larg Barcelonës që kryeson tabelën në Spanjë.



