Korab Sejdiu tregon a është ndarë AKR nga LDK’ja

Korab Sejdiu tregon a është ndarë AKR nga LDK’ja

Mediat kanë raportuar se  se AKR’ja dhe Alternativa kanë bërë kërkesë në KQZ qe subjektet e tyre të jenë në një grup të vetëm parlamentar, e jo me LDK’në e Isa Mustafës. Këtë raportim, e ka hedhur poshtë Korab Sejdiu.

“Jo nuk e di për një gjë të tillë. Ne vazhdojmë të jemi bashkë me LDK’në’ ka thënë shkurt Sejdiu për Periskopin.

Ndryshe, AKR dhe Alternativa janë të përfaqësuara në Kuvend me gjashtë deputetë; Behgjet Pacollin, Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda, Labinot Tahiri, Islam Pacolli si dhe Korab Sejdiu.

Shpërndaje në: