Korriku, muaji i zgjedhjeve në Shqipëri?
Vizita e zyrtarit te larte amerikan te henen ne Shqiperi duket se i dha driten jeshile negociatave mes paleve te cilat duket se po arrijne drejt nje perfundimi te pranuar nga te dyja palet. Kriza politike qe kishte perfshire vendin prej muajsh mund te jete drejt zgjidhjes perfundimtare.
Burimet brenda PD flasin se palët po shkojnë drejt dakortësisë për zgjedhje në muajin korrik, dhe drejt një marreveshje per te futur PD ne zgjedhje, teksa ndodhet ende në diskutim paketa e McAllister dhe ajo e Ramës.
Panorama ka mesuar nga burimet e saj brenda PD se pritet gjithashtu te marre zgjedhje edhe vetingu, ndersa nuk dihet ende nese do te miratohet para apo pas zgjedhjeve parlamentare.
Teksa thuhet se kryeministri Edi Rama ka pranuar që zgjedhjet te mos shtyhen më vonë se sa 23 korriku, por opozita kërkon zgjedhje në shtator. Megjithatë opozita mesohet se mbetet e hapur për të negociuar per daten e zgjedhjeve.
Rama ka pranuar gjithashtu edhe numërim elektronik dhe identifikim biometrik nëse realizohet per ceshtje kohe, gjithashtu edhe 4 ministra teknik.
Dje zyrtari amerikan deklaroi: “Ekziston tashmë një propozim që u paraqit, u ofrua nga anëtarët e Parlamentit Europian, z. Fleckenstein dhe z. McAllister. Siç e dini, ne e mbështesim atë. Mendojmë se është një propozim i ndershëm dhe shpresojmë që partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje”, ka theksuar dje Yee.
Zyrtari i Lartë i DASH-it theksoi dje se është e drejta e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por sipas tij, një vendim i tillë do të dëmtonte demokracinë e vendit. Sipas zv.ndihmëssekretarit të Shtetit, zgjedhjet do të njihen nga SHBA-të edhe në rast se opozita nuk pranon të hyjë në to.
“Dhe, nëse kjo ndodh dhe nëse kushtet vlerësohen nga Komisioni i Zgjedhjeve, vëzhguesit vendas, OSBE, vëzhgues të tjerë të huaj, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane që do të dërgojnë vëzhgues… Nëse vlerësohen si zgjedhje të besueshme, atëherë ne do t’i njohim rezultatet, edhe nëse disa parti vendosin të mos marrin pjesë. Përsëris, do ta shihnim si diçka të pafat, pikë së pari për vetë partitë që nuk marrin pjesë, por edhe për vendin”, është shprehur dje Yee.
Çfarë parashikon paketa McAllister
1. Procesi zgjedhor të shtyhet për në datën 16 korrik.
2. Zëvendësimi i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita.
3. Paketë për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit.
4. Kalimi i kreut të KQZ-së tek opozita, por shumicën në institucion do të vazhdojë ta mbajë maxhoranca.
5. Dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE-së, pjesëmarrje të OJQ-ve në të gjithë këtë proces.



