Kosova bëhet me stadium nacional në vitin 2019, ‘Adem Jashari’ gati në qershor

Kosova bëhet me stadium nacional në vitin 2019, ‘Adem Jashari’ gati në qershor
Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për gjendjen në futbollin e Kosovës.

Ibër Alaj, drejtor i sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini, Sport tha se stadiumi olimpik “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare në muajin qershor.

“Mendojmë që stadiumi olimpik Adem Jashari, do të adaptohet që në qershor të jetë i gatshëm dhe ndeshja e parë do të luhet dhe do ta bëjmë me standarde”, ka thënë Alaj.

Sipas tij Ministria e Sportit në vazhdimësi po punon që përmirësojë infrastrukturën e sportit e në veçanti atë të futbollit.

“Jemi duke investuar në të gjitha komunat e Kosovës, në stadiume, në terene të fushave ndihmëse, kështu që sa i përket edhe ndërtimit të stadiumit nacional shpresojmë që në vitin 2019 ta kemi stadiumi nacional të ndërtuar”, ka deklaruar Alaj në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Shpërndaje në: