Kosova dhe Kroacia së bashku kundër korrupsionit
Në këtë takim kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Prokurorit të Shtetit. Po ashtu gjatë këtij takimi, është biseduar edhe për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, për vështirësitë në procese hetimore, gjithashtu për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dy sistemet prokuroriale lidhur me përmbushjen e kritereve për proceset e integrimeve evropiane.
Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadorja Kapitanoviq ndër të tjera biseduan edhe për bashkëpunimin në mes prokurorive të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Gjatë këtij takimi ambasadorja kroate premtoi se së shpejti do të organizojë një takim në mes kryeprokurorit të Kroacisë dhe kryeprokurorit Lumezi, për të shkëmbyer përvojat e prokurorive të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit prokurorial të Kosovës.



