Kosova dhe Shqipëria nesër mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve, ja në cilën vazo ndodhen
Ditën e nesërme me 12 shkurt do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027.
Falë paraqitjeve të mira në sezonin e fundit, Përfaqësuesja e Kosovës, është ngritur në Ligën B të Nations League.
”Dardanët” do të jenë në vazon e katërt në Ligën B, bashkë me Suedinë, Maqedonin e Veriut dhe Irlandën e Veriut.
Kosova për kundërshtar të mundshëm gjatë hedhjes së shortit do të përballet me një nga kombëtaret që janë në vazon e parë, vazon e dytë dhe vazon e tretë.
Një nga kundërshtarët e mundshëm është edhe kombëtarja e Zvicrës, me të cilën u përballen edhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës.

Derisa Kombëtarja e Shqipërisë, në sezonin e ri të Nations League do të jetë në Ligën C, shkruan IndeksOnline, transmeton Periskopi.
Kuqezinjtë janë në vazon e parë, bashkë me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin./Periskopi/




