Kosova me disa përforcime në ndeshjen e radhës

Kosova me disa përforcime në ndeshjen e radhës

Këtë e ka konfirmuar vetë përzgjedhësi i ‘Dardanëve’, Albert Bunjaku, ku cek se dy të parët do të rikthehen në skuadër, ndërsa i treti me gjasë do t’i bashkohet së shpejti skuadrës për herë të parë.

“Enis Alushi dhe Benjamin Kololli do të kthehen për ndeshjen ndaj Turqisë. Jemi në pritje edhe të konfirmimit të FIFA-s për Atdhe Nuhiun”, ka thënë Bunjaku.

Kosova përballet me Turqinë në muajin e ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018. /Periskopi.com

Shpërndaje në: