Kosova do të përballet me Maqedoninë – Këta janë basketbollistët
Në kuadër të para-eliminatorëve për Eurobasket 2021, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë pasnesër ndeshjen e parë.
Basketbollistët kosovarë do të përballen me Maqedoninë në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë me fillim nga ora, 20:30.
Mos të harrojmë, Maqedonia ka kombëtare mjaft të fortë dhe ia kishte dalë mbanë madje edhe të kualifikohej në Eurobasket para disa vitesh.
Ndërsa, tashmë është publikuar lista e lojtarëve, të cilët do të paraqiten kundër Maqedonisë.
1. Mirza Ahmetbasic
2. Erjon Kastrati
3. Dardan Berisha
4. Leonard Mekaj
5. Valon Bunjaku
6. Scott Bamforth
7. Rron Ukaj
8. Ergin Grosha
9. Lis Shoshi
10. Fisnik Rugova
11. Alban Veseli
12. Gezim Morina



