Kosova me dy basketbollist amerikan kundër Lituanisë

Kosova me dy basketbollist amerikan kundër Lituanisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg mund t’i shfrytëzojë dy basketbollistët e natyralizuar, amerikanët Shawn Jones e Scott Bamforth, në dy ndeshjet e raundit të parë eliminator për botërorin “Kina 2019”.

Më 24 nëntor, në Prishtinë do të luajë kundër Lituanisë, kurse dy ditë më vonë në Debrecen do të përballet me Hungarinë, raporton Koha Ditore.

Jones mund të luajë në njërën, kurse Bamforth në tjetrën, pasi vetëm një i huaj i natyralizuar mund të jetë pjesë e ekipit në një ndeshje.

Ndeshjet i takojnë Grupit C, të cilin e përbën edhe Përfaqësuesja e Polonisë.

Qendra Jones dhe plejmejkeri Bamforth janë lojtarët më të dalluar tek ekipi italian Banco di Sardegna. Ata do t’i bashkohen Kosovës në përgatitjet që nisin më 20 nëntor në Prishtinë.

Shpërndaje në: