Kosova e treta në Kampionatin Evropian
Përfaqësuesja U-18 e Kosovës të premten e ka mposhtur bindshëm San Marinon me rezultat 100:57.
Me këtë fitore ndaj nikoqirit, djelmoshat tanë janë stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që është zhvilluar në San Marino prej 8 deri më 15 korrik.
Më efikasi në radhët e ekipit ishin, V. Gashi me 16 pikë, E. Peci me 15 pikë dhe Gent Shala me 15 pikë.



