Kosova eliminohet në gjysmëfinale, mposhtet nga Azerbajxhan

Kosova eliminohet në gjysmëfinale, mposhtet nga Azerbajxhan

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll U18 është eliminuar në gjysmëfinale të kampionatit evropian, divizioni C.

Kosova pas katër fitoreve rresht në fazën e grupeve, ka pësuar humbjen e parë në gjysmëfinale përball Azerbajxhanit me rezultat 66 – 77, dhe kështu humbi rastin për finale.

Kundërshtarët ishin shumë të fortë, ku gjatë katër çerekëve ishin në epërsi. Për Kosovën më të dalluarit në këtë përballje ishin M. Janjeva me 12 pikë, E. Peci 12 pikë, G. Shala 12 pikë dhe V. Bunjaku me 11 pikë.

Djelmoshat kosovar humbën rastin për finalen e këtij kampionati por kanë mundësi të zënë vendin e tretë vetëm presin konfirminin e kundërshtarit.

Shpërndaje në: