“Kosova është Serbi” shkruajti në parullën e tifozëve grek drejtuar trajnerit Besnik Hasi

“Kosova është Serbi” shkruajti në parullën e tifozëve grek drejtuar trajnerit Besnik Hasi

Trajneri i ri i Olimpiakosit, Besnik Hasi ka barazuar në takimin e skuadrës së tij me ekipin e superligës greke, Asteras nga Tripolisi.

Pas ndeshjes që përfundoi me rezultat 1-1, reaguan mediat serbe.

Duke njoftuar për këtë, “novosti online thotë se ” trajneri Hasi nuk është në të njëjtat valë me fansat e ekipit të tij”.

“Unë jam nga Kosova, nga Shqipëria”, ka thënë Hasi gjatë promovimit të vet para lojtarëve.

Por , në prag të duelit, transmeton ky medium serb, i cili habitet pse Besnik Hasi kudo e thekson me krenari përkatësinë e vet etnike, shqiptare, tifozët kuq e bardhë të Olimpiakosit, të cilët kanë paralajmëruar duele me Partizanin e Beogradit në Ligën e Kampionëve, ndër parulla të tjera kanë pasur edhe atë “Kosova është Serbi”.

“Hasi: Jam nga Kosova, Shqipëria;Tifozët: Kosova është Serbi”

Shpërndaje në: