Kosova fillon me probleme, ky super mbrojtës mungon kundër Turqisë (Foto)
Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë me disa mungesa të rëndësishme për ndeshjen me Turqinë.
Trajneri Bunjaki është duke pasur probleme me lëndime të lojtarëve si në repartin defanziv ashtu edhe në atë ofanziv.
I fundit lojtar që është lënduar është mbrojtësi i krahut të majt, Benjamim Kololli.
Të dashur tifozë të përfaqësuese së Kosovës, të dashur Dardanë edhe pse jam i ftuar për ndeshjen kundër Turqisë, për shkak të një lëndimi nuk do të mund t’i ndihmoj përfaqësuesen në këtë ndeshje. Skuadrës sonë i dëshiroj një rezultat pozitiv dhe fitoren e parë”, ka shkruar Kololli në rrjetet sociale.
Vlen të përmendet se Kololli ndeshjet e fundit me përfaqësuesen bëri disa paraqitje tejet të mira, ndërsa me ekipin zviceran shënoi disa gola të jashtëzakonshëm. /Periskopi/



