Kosova fillon sot aventurën e Botërorit në futsall
Kombëtarja e Kosovës në futsall, e udhëhequr nga trajneri Ramadan Cimili luan sot në ora 18:30 ndeshjën e parë të vlefshme për para-kualifikime të Botërorit.
Kundërshtari i parë i Kosovës do jetë Bjellorusia që ka një përbërje kryesisht me lojtar të skuadrës kampione të vendit LSM Lida, të cilët janë të njohur për shumë resprezentues të Kosovës, pasi që u përballën me ta në grupet e elite-raund në Ligën e Kampionëve sa ishin pjesë e Feniks, përcjell Periskopi.
Për Kosovën ndeshjen priten ta fillojnë: Alfred Prenqi/ Vahid Krasniqi(c), Jeton Rukovci, Ramadan Alaj, Arbër Dobroshi.
Pos Bjellorusisë e Kosovës në grupin B bëjnë pjesë dhe Andorra e Norvegjia. 2 të parat kalojnë grupin ndërsa të gjitha ndeshjet do të luhen në Minsk të Bjellorusisë. /Periskopi



