Kosova – Finlanda, ky është rezultati përfundimar (Video)

Kosova – Finlanda, ky është rezultati përfundimar (Video)

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbjen e radhës.

Kosova ka pësuar sërish humbje, kësaj radhe duke u mposhtur nga Finlanda në “Loro Boriçi” në Shkodër, raporton Gazeta Blic

Në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’, skuadra e Albert Bunjakut u mposht nga Finlanda, me rezultatin minimal 1:0.

Në një takim ku nuk pati shumë raste shënimi, ishte Teemu Pukki ai i cili realizoi në minutën e 83 për epërsinë e finlandezëve, e që doli të jetë goli vendimtar.

Kosova ka vetëm një pikë pas gjithsej 8 ndeshjeve të luajtura, duke u renditur e fundit në grupin I.

Shpërndaje në: