Kosova fiton me rikthim spektakolar, e mposht 5-2 Armeninë
Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë një fitore – me rikthim – ndaj Armenisë.
“Dardanët” e nisën keq ndeshjen, duke pësuar qysh në minutën e tetë, pas një gabimit të portierit, Amir Saipi.
Në minutën e 23-të, ishte Lumbardh Dellova që shënoi një supergol, për rezultatin prej 1-1.
Gjashtë minuta më vonë, Armenia doli përsëri në epërsi, pas një eurogoli tjetër nga gjuajtja e lirë.



