Kosova grumbullohet me synim për fitoren e parë
Por, futbollisti i skuadrës holandeze Vitesse të dielën, në një intervistë për gazetën Koha Ditore, ka thënë se ka ardhur koha që edhe Kosova të fitojë në eliminatore për botërorin e futbollit “Rusia 2018”.
Rashica ka folur pas ndeshjes së Ligës së Parë në mes te Vushtrrisë dhe Flamurtarit. Ai përcolli nga tribunat e stadiumit “Ferki Aliu” në Vushtrri barazimin pa gola të ish-skuadrës së tij me Flamurtarin.
Rashica ka udhëtuar në Kosovë për t’iu bashkuar përfaqësueses para ndeshjes të së premtes me Islandën, që zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Përfaqësuesja e Kosovës të hënën (sot) nis zyrtarisht grumbullimin për këtë ndeshje…



