Kosova i fitoi 9 medalje brenda 7 viteve në Paris
Kosova e ka fituar të paktën një medalje në vit në Grand Slamin e xhudos në Paris në shtatë vitet e fundit, falë Majlinda Kelmendit me shokë.
Kosova u përfaqësua dje nga tre xhudistë në Grand Slamin e Parisit – Nora Gjakovën, Akil Gjakovën dhe Distria Krasniqin – me këtë të fundit që e fitoi medaljen e argjendtë.
Nora humbi befasisht në rundin e dytë, derisa Akili ia doli të arrijë deri në finale për medaljen e bronztë ku, megjithatë, dështoi. Por, Distria e fitoi medaljen e argjendtë duke e arritur finalen në kategorinë e saj.
Majlinda e vetme i ka fituar katër medalje të arta dhe një të argjendtë në Grand Slamin e Parisit gjatë karrierës së saj.
Akili një të artë, ndërsa Distria një të argjendtë dhe dy të bronzta.



