Kosova imagjinare e kryeministrit Mustafa: Papunësi e vogël, korrupsion pak…
Kryeministri Isa Mustafa ka dhënë dje disa deklarata befasuese për shtetin. Sipas tij, Kosova ka arritur zhvillim ekonomik, punësim dhe konkurencë.
Vlerësoj se kemi arritur një zhvillim ekonomik, punësim, konkurencë dhe këtë ta shndërrojnë në prioritet të qeverisjes dhe prioritet të bizniseve por nuk kemi arritur që këtë ta shndërrojmë në prioritet të opinionit publik.
Opinioni publik është i stërngarkuar me kauza politike të cilat nuk prodhojnë efekte zhvillimore, nuk ndihmojnë tërheqjen e investimeve të huaja direkte sepse pasqyrojnë vendin si tepër të korruptuar, politikisht jostabil dhe të pasigurtë.
Nuk dihet se për çfarë punësimesh flet kryeministri… Ndoshta, nuk ka parë lajmet për punësimet në Ministrinë e Kulturës, që udhëhiqet nga ministri dhe zëvendësi i tij në Qeveri?
Ndoshta nuk i ka parë shifrat e papunësisë…Ato nuk kanë ndonjë ‘përparim’ në uljen e numrit të papunëve në Kosovë.
Për cilën Kosovë foli kryeministri?



