Kosova – Islanda, ky është rezultati final (Video)

Kosova – Islanda, ky është rezultati final (Video)
Përfaqësuesja e Kosovës i ka përmbyllur me humbje eliminatorët për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Kosova u mposht 2:0 nga Islanda në udhëtim, në ndeshjen e xhiros së 10-të të grupit I.

Edhe pse pësoi humbjen e radhës, djemtë e Kosovës patën një paraqitje për t’u vlerësuar, e cila vazhdon të rritet nga ndeshja në ndeshje.

Golin e parë Islanda në këtë përballje, e shënoi në minutën e 40’, përmes Sigurdsson. Për të dyfishuar epërsinë e Islandës, u përkujdes Gudmundsson, në minutën e 68’.

Kosova këto eliminatore i përmbyll me vetëm një pikë, atë ndaj Finlandës, dhe për Albert Bunjaki, kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i Kosovës.

Shpërndaje në: