Kosova i jep shkollë Azerbajxhanit dhe kalon në pozitën e tretë (Video)
Kosova U-21 ka shënuar fitore ndaj Azerbajxhan U-21 me rezultat 2:0
Djelmoshat e udhëhequr nga Rafet Prekazi treguan një lojë fantastike dhe në fund arritën tre pikë të vlefshme për ‘Euro 2019′, shkruan Periskopi.
Kosova shënoi fitore me rezultat 2:0 me golat e shënuar nga Florent Hasani 54′ dhe Besfort Kolgecit në të 61’.
Me këtë fitore Kosova kalon në pozitën e tretë dhe ka 10 pikë të tubuara pas shtatë ndeshjeve. Në Grupin e 5 aty ku bënë pjesë Përfaqësuesja jonë prinë Gjermania me 15 pikë. /Periskopi/



