Kosova kërkon suksesin e Shqipërisë në debutim

Kosova kërkon suksesin e Shqipërisë në debutim

Kosova ndeshjen debutuese zyrtare e luan të hënën (sot) nga ora 15:00 ndaj Norvegjisë. Ndeshja luhet në Nikozi të Qipros, ku zhvillohet i tërë turneu i grupit E. Vetëm fituesi i grupit kalon tutje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një nga lojtarët më me përvojë te Kosova, Ramadan Alaj, thotë se niveli i Kosovës është i njëjtë me Norvegjinë e Danimarkën. Dallimi i vetëm, siç thotë ish-lojtari i kombëtares së Shqipërisë, është përvoja ndërkombëtare. Por Alaj thotë se edhe Kosova i ka përparësitë e veta ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës. Për Qipron si nikoqire nuk ka njohuri të mëdha.

“Sa isha pjesë e kombëtares së Shqipërisë jam përballur me Norvegjinë dhe Danimarkën. Janë ekipe të nivelit tonë, por përparësia e tyre është vetëm përvoja në garat ndërkombëtare. Te ne kjo përvojë mungon kur dihet që për herë të parë do të marrim pjesë në një garë të këtij niveli. Përparësia jonë është se si individ jemi më të mirë se kundërshtarët”, ka thënë Alaj, të dielën, për gazetën.

Shpërndaje në: