Kosova kërkon talentin Sead Haksabanoviç
Është 17-vjeçari Sead Haksabanoviç, që luan me U17 të Halmstadit të Suedisë.
Mediat e këtij vendi shkruajnë se ai ka rrënjë nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi, prandaj mund të luajë për të tria këto Përfaqësuese.
Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka konfirmuar kontaktet me babain e tij.
“Ai ka lidhshmëri për Kosovën dhe ka të drejtë të luajë nëse dëshiron. Kur ishte 15 vjeç më ka folur Anel Rashkaj për të dhe nga ajo kohë e kam përcjellë. Është njëri prej talentëve më të përfolur në Suedi. Kemi shprehur interesim për të”, tha Bunjaku për “Zërin”.
Babai i Seadit është shqiptar nga Mali i Zi, kurse nëna nga Mitrovica. Babai i tij ka bërë të ditur se janë në bisedime me Federatën e Malit të Zi.



