Kosova kërkon të bëjë historinë sonte në Torshavn

Kosova kërkon të bëjë historinë sonte në Torshavn

Kosova ka qenë befasia më e madhe e Ligës së Kombeve deri tani.

Djemtë e Bernard Challendes e kanë nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tyre në kompeticionin më të ri të UEFA-së, transmeton Periskopi.

Në tre ndeshjet e para, ‘Dardanët’ kanë tubuar shtatë pikë dhe gjenden në vendin e parë të grupit.


E nisën me barazimin pa gola në Baku ndaj Azerbajxhanit, pastaj në Prishtinë mposhtën Ishujt Faroe e Maltës.

Sonte pritet një përballje e vështirë ndaj Ishujve Faroe në Torshavn.

Fitorja eventuale sonte do ishte historike për kombëtaren e Kosovës, që do ishte e para si mysafire në një ndeshje zyrtare./Periskopi/

Shpërndaje në: