Kosova lë gjurmë në Moroko, xhudisti Jon Kuka fiton medaljen e bronztën në ”Casablanca Cadet African”

Kosova lë gjurmë në Moroko, xhudisti Jon Kuka fiton medaljen e bronztën në ”Casablanca Cadet African”

Kosova ka lënë gjurmë në Moroko, në ”Casablanca Cadet African Cup 2026”.

Xhudisti kosovar, Jon Kuka, nën urdhërat e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë, shkruan IndeksOnline, transmeton Periskopi

Në luftën për vendin e tretë, Kuka mposhti me IPPON, Ugo Marchiori nga Luksemburgu.

Për të arritur deri te ky sukses, Joni në repasazh mposhti me Ippon, El Mehdi Boudarham nga Moroko.

Përveç Joni Kuka, Kosova në ”Casablanca Cadet African Cup 2026”, përfaqësohet edhe nga xhudistja, Arba Hasanaj, e cila po ashtu pas pak do të garoj për medaljen e bronztë./Periskopi/

Shpërndaje në: