Kosova luan sot kundër Madagaskarit, ja ku mund ta shikoni ndeshjen (Foto)

Kosova luan sot kundër Madagaskarit, ja ku mund ta shikoni ndeshjen (Foto)

Kosova do ta luajë ndeshjen e parë nën urdhërat e trajnerit të ri Bernard Challandes dhe për kundërshtarë ka Madagaskarin

‘Dardanët’ sot me fillim nga ora 19:00, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 km afër Parisit do të luajnë ndeshjen miqësore me Përfaqësuesën e Madagaskarit, shkruan Periskopi.

Këtë ndeshje mund ta shikoni në platformën Digitalb në kanalin, Supersport 2 si dhe në Supersport Kosova 1.

Kosova është përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe është favorit për të fituar, derisa pritën që në stadium të jenë të pranishëm rreth 2500 tifozë. /Periskopi/

Shpërndaje në: