Kosova mban stërvitjen e parë para ndeshjes së nesërme

Kosova mban stërvitjen e parë para ndeshjes së nesërme

Kosova ka mbajtur seancën e parë stërvitore në stadiumin e Toshvarn, para ndeshjes së nesërme.

Kosova do të luajë nesër në ‘Tórsvøllur Stadium’ ndaj Ishujve Faroe, me fillim nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e stërvitjes janë të gatshëm për ndeshjen ndaj ishujve.

Një fitore eventuale do t’i rriste gjasat e fitimit të grupit për ‘Dardanët’./Periskopi/

Shpërndaje në: