Kosova me dy xhudiste në Grand Slamin në Uzbekistan
Kosova do të prezantohet me dy xhudiste në Grand Slamin në Tashkent të Uzbekistanit.
Erza Muminoviq do të garojë në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë.
Të dy xhudistet garojnë të premten, në ditën e parë.
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vendosur të pushojë nga kjo garë adutët kryesorë, Distria Krasniqin, Laura Fazliun dhe Akil Gjakovën, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
Ndërkohë për Flakën e Erzën do të jetë garë e rëndësishme për stabilizim në nivelin elitar të xhudos.
Në Uzbekistan garojnë 370 xhudistë nga 39 vende të ndryshme.
Asnjëra prej xhudisteve të Kosovës nuk është bartëse. Dyjat e kërkojnë medaljen e parë në garat e nivelit Grand Slam./Periskopi



