Kosova me mungesa ndaj Kroacisë

Kosova me mungesa ndaj Kroacisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk do të jetë e kompletuar për ndeshjen ndaj Kroacisë në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka zbuluar tre emra të cilët do të mungojnë në këtë sfidë.

“Ndaj Kroacisë do të na mungojnë Erton Fejzullahu, Loret Sadiku dhe Ilir Berisha”, ka thënë Bunjaku për Zërin.

“Besoj se Enis Alushi mund të jetë në dispozicion për ndeshjet me kroatët dhe ukrainasit”, ka shtuar trajneri kosovar. /Periskopi.com

Shpërndaje në: