Kosova mëson kundërshtarët pas suksesit historik
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e radhës në futsall, për kualifikimet të Kupës së Botës.
Kosova fazën e parakualifikimeve e përfundoi në pozitën e dytë me gjashtë pikë dhe ky sukses u arritë pas fitores 5 me 3 ndaj Andorrës. Kjo ishte fitorja e dytë, pas asaj ndaj Norvegjisë.
Tashmë, Kosova ka mësuar kundërshtarët e radhës me të cilët do të përballet gjatë kualifikimeve të rregullta për Kupën e Botës.
Kundërshtarët e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës të Kosovës janë: Ukraina, Sllovenia dhe njëra prej kombëtareve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ndeshjet e para do të luhen në tetor të këtij viti.



