Kosova mëson kundërshtarët, por ende nuk i di lojtarët e vet

Kosova mëson kundërshtarët, por ende nuk i di lojtarët e vet

Shorti është tërhequr të martën në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës. Shorti për ekipet kosovare që për herë të parë do të paraqiten në këtë rang të garave pas pranimit të FFK-së është vlerësuar jo i lehtë, shkruan sot Koha Ditore.

Ekipi U-17 është në Grupin e nëntë prej 13 grupeve që do të jenë në fazën e parë dhe do të luajë kundër Holandës, Uellsit dhe Hungarisë. Ndeshjet e grupit të Kosovës do të zhvillohen në Hungari, më 10, 13 dhe 16 tetor të vitit të ardhshëm. Evropiani U-17 do të mbahet në Angli në verën e vitit 2018.

Ndërkohë ekipi U-19 i Kosovës bën pjesë në Grupin 6 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Lituaninë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Austri, kurse Kosova do të luajë në datat 3, 6 dhe 9 tetor të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në: