Kosova mposht Maltën, ja kundërshtari në gjysmë-finale

Kosova mposht Maltën, ja kundërshtari në gjysmë-finale

Dje Moldavia e mposhti Maltën me rezultat 48:15, dhe sot të gjithë ishin ne tribuna duke përkrahur Maltën, por djelmoshat e Kombëtares nuk ju lejuan këtë kënaqësi.

Duhet theksuar se hendbollistët kosovar ishin te angazhuar dhe efikas, duke bërë lojë të shpejt,  e te cilën u dalluan lojtarët e krahut Tahirukaj dhe Gjuka, pastaj Haziri agil dhe konstruktorët e lojës Muqolli dhe Xhafolli, të ndihmuar nga Ramadani dhe Quni në mbrojtje. Mirëpo, duhet lavdëruar ëshët te gjithë të lojtarët që u angazhuan për fitore, Mustafa, Lluka, Basholli, Avdulli, Gubetini, si dhe portierët Berisha dhe Luzha.

Krytrajneri Fatmir Muhaxheri dhe përzgjedhësi Taip Ramadani, gjatë ndeshjes bënë zëvendësimet e duhura, duke taktizuar dhe pushuar vartësit e lojës për fin ishin e takimit që ishte luftë nervash, pasi maltezët kalkulonin dhe zhagitnin lojën duke përfituar në kohë.

Ndeshja gjysmëfinale me Britaninë zhvillohet të shtunën, kurse ndeshjet finale te dielën.

Shpërndaje në: