Kosova mund të jetë pjesë e ‘grupit të vdekjes’ në kualifikimet për Botëror, këta janë rivalët potencial

Periskopi.com Sporti

Janë zbuluar vazot për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2020 që mbahet në Katarpas përditësimit të listës nga FIFA.

Kosova do të jetë në vazon e pestë për këto kualifikime. Shorti do të tërhiqet më 7 dhjetor.

‘Dardanët’ nuk mund të jenë në të njëjtin grup me Rusinë, Serbinë dhe Bosnjën, si dhe me ekipet që janë në të njëjtën vazo.

Një grup i vdekjes për Kosovën mund të ishte nëse do takoheshim me Belgjikën nga vazo e parë, e cila momentalisht është kombëtarja numër një në renditjen e FIFA-s, pastaj Zvicra nga vazo e dytë e cila gjendet në pozitën e 16-të në botë.

Hungaria nga vazo e tretë është ekipi më i fortë, ku gjenden në pozitën e 40-të në listën e FIFA-s.

Kundërshtari i fundit në Ligën e Kombeve, Sllovenia është skuadra më e vlerësuar e vazoës së katërt ndërkohë Kosova gjendet në vazon e pestë.

Një grup me Belgjikën, Zvicrën, Hungarinë dhe Slloveninë do të ishte me të vërtetë një grup i vdekjes për “Dardanët”.

 

Shpërndaje në: