Kosova ndaj Armenisë: Nisin përgatitjet për misionin “Botërori 2026”
Kosova përballet sot (6 qershor) me Armenin në kuadër të ndeshjeve miqësore.
Dardanët zhvillojnë këtë ndeshje para dueleve kualifikuese për në Kampionatin Botëror.
“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore”, tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të debutojnë që në miqësoren e parë.
Dy ditë më vonë, Kosova përballet me Komoret, për të përmbyllur këtë fazë të ndeshjeve miqësore.
Që të dy këto takime luhen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja e sotme ndaj Armenisë nisë në ora 19:00. /Periskopi/



